Meta takon përfaqësuesit e Vetëvendosjes, bisedojnë për rritje të bashkëpunimit

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta gjatë vizitës zyrtare në Kosovë, të enjten është pritur nga përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje.

Lajme

12/10/2017 16:02

Në këtë takim sipas kryetarit të Vetëvendosjes, Visar Ymeri është biseduar për situatën politike në  të cilën po kalon Kosova dhe dhe kombi shqiptar në përgjithësi.

“Sot, në zyret tona, pritëm Presidentin e Republikës së Shqipërisë z. Ilir Meta. Në takim diskutuam për situatën politike në të cilën po kalon Republika e Kosovës dhe kombi shqiptar në përgjithësi. Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë duhet ta intensifikojnë bashkëpunimin dhe njëjtësimin e politikave, si në rrafshin brendakombëtar, po ashtu edhe në politikën e jashtme; në funksion të faktorizimit, zhvillimit e sovranizimit tonë të përbashkët. Presidenti Meta uroi Lëvizjen VETËVENDOSJE! për rezultatin e saj në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit”, ka shkruar Ymeri në facebook./Lajmi.net/