Meta takon Jahjagën, flasin për rolin e gruas

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta të mërkurën ka pritur në takim ish-Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Lajme

16/05/2018 18:05

Përmes një postimi në Facebook, Meta ka shkruar se Fuqizimi i rolit të gruas mbetet një sfidë që meriton më shumë vëmendje nga të gjithë.

“Takim i përzemërt me ish-Presidenten, Atifete Jahjaga.

Fuqizimi i rolit të gruas në të gjitha fushat e jetës, mbetet një sfidë që meriton më shumë angazhim dhe vëmendje nga të gjithë”, ka shkruar Meta në rrjetin social Facebook.