Meta takon Berishën, presidenti: I lumtur për marrëveshjen

Ndërsa Rama dhe Basha vijonin takimin në Pallatin e Kongreseve, një tjetër takim po zhvillohej paralelisht në një godinë jo shumë larg tyre.

Lajme

18/05/2017 17:00

Bëhet fjalë për një takim mes presidentit të zgjedhur Ilir Meta dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, në zyrën e këtij të fundit.

Nuk ka detaje se për çfarë është diskutuar në këtë takim, por në fokus thuhet të ketë qenë situata politike, konkretisht se çfarë mund të sigurojë PD nga marrëveshja me PS.

Një tjetër detaj nga ky takim është se Meta shoqërohej nga një mik i përbashkët me Berishën dhe me pasuesin e tij në krye të LSI, Petrit Vasili.

Në përfundim të takimit, Meta u shpreh thjesht “i lumtur për marrëveshjen Rama-Basha”.