Meta takon Ahmetin: Mbështesim përpjekjet për një marrëveshje me Greqinë

Kreu i Shteti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti.

Lajme

26/05/2018 15:46

Meta ka vlerësuar përpjekjet që po bën BDI dhe faktori shqiptar në Maqedoni për të pasur një marrëveshje me Greqinë për çështjen e ermit.

“Sot prita në një takim të përzemërt liderin e BDI-së, z.Ali Ahmeti. Përpjekjet e vendosura dhe të palodhura të BDI dhe faktorit politik shqiptar për marrëveshjen përfundimtare midis Maqedonisë dhe Greqisë, meritojnë mbështetje maksimale, sepse përshpejtojnë anëtarësimin në BE, jo vetëm të Maqedonisë, por edhe i japin vendin e merituar në NATO.”, shkruan Meta në profilin e tij në Facebook.