Meta takohet me Haradinajn

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj është takuar me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.

Lajme

11/10/2017 17:24

Por pas këtij takimi mes kryeministrit kosovar dhe presidentit shqiptar, nuk ka pasur prononcim për media.

Meta po qëndron në Prishtinë me ftesë të presidentit, Hashim Thaçi, ku është pritur me ceremoni shtetërore në sheshin “Ibrahim Rugova”.

Thaçi e ka dekoruar homologun e tij me “Urdhrin e Pavarësisë”derisa ka thënë se ky nderim i bëhet Metës për kontributin e tij të dhënë për Kosovën, njofton Klan Kosova.

Të dy presidentët, ai kosovar dhe shqiptar kanë pasur një takim bilateral derisa në fund të takimit, Thaçi e Meta, kanë mbajtur edhe një konferencë për media.

Në këtë konferencë të Metës dhe Thaçit është diskutuar për mundësinë që shteti shqiptar t’ua mundësojë kosovarëve dyshtetësinë në mënyrë që të lëvizin lirshëm.

Presidenti shqiptar ka takuar edhe kryeparlamentarin, Kadri Veselin e më vonë do të ketë takim edhe me drejtuesit e partive parlamentare.