Meta replika të forta me Ramën: Amatorët të lexojnë Kushtetutën!

Ilir Meta foli para mediave për çështjen e mosdekretimit të Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm.

Lajme

09/11/2018 10:06

Presidenti Ilir Meta foli para mediave për çështjen e mosdekretimit të Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm.

“Besoj se interkonektiviteti duhet të rrezatojë kudo. Sa i takon anës ligjore padashur të japë leksione për Kushtetutën. Kushtetutën… por të gjithë amatorëve, diletantëve, do u thoja që të lexojnë Kushtetutën”>Kushtetutën dhe kompetencat e presidentit. Presidenti ka detyrë vetëm të firmosë një propozim sepse në Kushtetutë nuk thuhet se presidenti mund të kthejë një propozim. A mundet parlamenti të rrëzojë dekretin e presidentit për një ministër sepse edhe kjo nuk është e shprehur në Kushtetutë. Më lini të bëj detyrën time me përgjegjësi të plotë. Unë jam mjaft i lidhur me parlamentin dhe jam i zgjedhur nga parlamenti.”- tha Meta.