Meta: Piktura me Isa Boletinin nuk ishte provokim

Piktura me Isa Boletinin në zyrën e shtypit të Kuvendit, ku u zhvillua takimi me kryeministrin e Serbisë Alekandar Vuçiq, nuk ishte një provokim, ka thënë kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta.

Lajme

28/05/2015 23:26

Kështu deklaroi kreu i Kuvendit Ilir Meta në një intervistë për emisionin “Top Story” në Top Chanel, ku u shpreh se fotoja e Boletinit është dhe do të mbetet në zyrën e pritjeve të kryesisë së Kuvendit.

“Piktura e Isa Boletinit ka qenë dhe do të jetë gjithnjë aty. Nuk ishte provokim ndaj palës serbë. Vizita e Kryeministrit të Serbisë në Tiranë ishte mjaft pozitive dhe dha një mesazh mjaft inkurajues. Reagimi i komisionerit Hahn në emër të BE-së tregoi qartë që Shqipëria dhe Serbia ndjejnë të nevojshme bashkëpunimin për t’u integruar në BE. Temat delikate mbeten ende në këmbë, por interesat e përbashkëta janë mjaft të mëdha”, tha Meta.