Meta: LSI, kundër konflikteve. Parti që kujdeset për njerëzit

Nga Manza, ku u prezantuan kandidatët për deputetë të LSI-së për Qarkun e Durrësit, Ilir Meta nënvizoi se e vetmja rrugë për t’i dhënë Shqipërisë një frymëmarrje demokratike është LSI-ja.

Lajme

18/06/2017 17:45

“Drejtimi i ri është LSI-ja. Parti që mban fjalën, parti që kujdeset për njerëzit, parti që është kundër përçarjeve e kundër konflikteve. Na duhet një politikë e mençur, na duhet një politikë jo për televizione e jo për të bërë lajme, por një politikë që e nxjerr vendin nga ky lloj stanjacioni. E vetmja rrugë për të ecur përpara, e vetmja rrugë për t’i dhënë Shqipërisë një frymëmarrje të re demokratike, ekonomike”, tha Meta.

Ndërsa kryesuesi i listës së kandidatëve për deputetë të LSI-së në Qarkun e Durrësit, Lefter Koka tha se 25 qershori është data e ndryshimit të madh për Shqipërinë.

“A mundet sot, në një vend europian të vitin 2017, të flasësh për tepsi e për tenxhere? 25 Qershori është një datë shumë e rëndësishme dhe do të bëjë ndryshimin e madh për të ardhmen e fëmijëve tanë”, tha Lefter Koka. /TopChannel/