Meta: Kthimi i pronave për bashkësitë fetare detyrim kushtetues

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka përshëndetur raportin e fundit të Departamentit të Shtetit mbi “Liritë fetare në Shqipëri” që pasqyron situatën e komuniteteve fetare në vendin tonë.

Lajme

29/05/2018 21:47

Presidenti i Republikës i qëndron veçanërisht vlerësimit mbi çështjen e pronave të bashkësive fetare në Shqipëri.

Ai nënvizon se rikthimi i pronave këtyre bashkësive është jo vetëm një detyrim kushtetues por edhe një kontribut i domosdoshëm për rimëkëmbjen e mëtejshme të institucioneve fetare dhe të forcimit të pavarësisë së tyre.

Presidenti Meta vlerëson se ky raport duhet t’u shërbejë institucioneve shtetërore dhe bashkësive fetare me qëllim përmirësimin e mëtejshëm të lirive dhe të të drejtave të besimit në vend.