Meta komenton ndryshimet në qeveri

Kryetari i Parlamentit të Shqipërisë, Ilir Meta, ka komentuar ndryshimet e fundit në kabinetin qeveritar.

Lajme

18/02/2016 10:50

 

Në një konferencë të përbashkët shtypi në përfundim të takimit me homologun izraelit, Meta u pyet nëse do të ketë të tjera ndryshime në qeveri.

“Jam gjithnjë i bindur se ka vend për përmirësim në punën e Parlamentit dhe qeverisë, gjithnjë ka nevojë për impulse të reja, por ndonjëherë unë ndahem me ju, se ju tek çdo impuls shihni një person, unë shoh rezultate më të larta në realizimin e objektivave të qeverisë”, tha Meta.

Ndërsa në lidhje me dekretet e presidentit Nishani, i cili ende nuk ka firmosur emërimin e ministrave të rinj, Meta tha se është thjesht çështje procedurash.