Meta kërkon nga India që ta njohë Kosovën

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta gjatë një takimi me ambasadorin e Indisë në Tiranë, Thanglura Darlong, me rezidencë në Bukuresht ka thënë  se një rishikim i pozicionit të Indisë ndaj njohjes së pavarësisë së Kosovës do të ishte një kontribut i drejtpërdrejtë për forcimin e paqes dhe stabilitetit në këtë rajon.

Lajme

22/06/2018 19:20

Meta gjatë takimit vlerësoi marrëdhëniet miqësore e të bashkëpunimit midis vendit të tij dhe Indisë, si dhe lidhjen e fortë që Nënë Tereza krijoi midis të dyja vendeve.

I pari i Shqipërisë poashtu theksoi nevojën e rritjes së bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar, si dhe të kontakteve të drejtpërdrejta mes sipërmarrësve dhe qytetarëve të të dy vendeve.

Gjetja e mekanizmave praktike për lehtësimin e regjimit të vizave dhe lëvizjes së sipërmarrësve dhe qytetarëve të të dy vendeve do të ndihmonte shumë në këtë drejtim, tha Meta.