Meta: Dialogu të vazhdohet, s’ka alternativë – Lajmi.net
Meta: Dialogu të vazhdohet, s’ka alternativë
Autori: Lajmi.net LajmeNacionalePolitikë 22:08, 12 October 2017
Presidenti i shtetit shqiptar,Ilir Meta, ka thënë se dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë është tepër i rëndësishëm dhe se nuk ka alternativ tjetër .

(I plotësuar)- I pari i shtetit shqiptar ka inkurajuar institucion et e Kosovës që të vazhdojnë dialogun, cili siç tha ai, duhet ri- vitalizuar. “BE  ka pasur një rol të rëndësishëm , por edhe një angazhim i shtuar i SHBA –ve është i rëndësishëm për të garantuar marrëveshjet e arritura deri më tani. Për këtë çështje është e rëndësishme të ketë unifikim të të gjithë faktorëve në Kosovë”, tha Meta.

Meta: Demarkacioni të zgjidhet në mënyrë të mençur

(21: 15)- Presidenti i Shqipërisë, Iliri Meta tha se është tepër e rëndësishme që çështja e demarkacionit të kufirit me Malin e ZI të zgjidhet në mënyrë parimore dhe të mençur.

“Është tepër e rëndësishme që të bëhet një zgjidhje parimore dhe  e mençur për demarkacionin, sepse kjo e zhbllokon procesin e liberalizimit.  Nuk mendoj se kjo çështje mund të zgjidhet në këtë kohë kur Kosova është e përfshirë nën ethet elektorale të zgjedhjeve lokale . Por është një çështje që duhet të zgjidhet në mënyrë parimore,  konstruktive dhe të mençur, pasi që është në interes të Kosovës që ta zgjidhë këtë problem dhe  përmes kësaj t’i zhbllokojë proceset tjera”, tha ai.

Meta kundër ndryshimit të kufijve

Presidenti i Shqipërisë, Iliri Meta në një intervistë dhënë Radio Televizionit të Kosovës (RTK),është shprehur  kundër idesë për ndryshim të kufijve në Ballkan. Ai ka thënë se ndryshimi i kufijve nuk është një zgjidhje, sepse me këtë do të hapej Kutia e Pandorës, që sipas tij, do të çonte drejtë zhvillimeve të paparashikueshme .

“Përderisa  vendet tona synojnë anëtarësimin në BE, ekziston vetëm një zgjidhje, zgjidhja evropiane  për çështjen e kufijve që ata të bëhen të padukshëm dhe mos të jenë pengesë në marrëdhëniet në mes dy vendeve. Kjo është zgjidhja më e mirë. Së dyti në Ballkan çdo komb diku është  shumicë dhe diku pakicë dhe është tepër e vështirë që të gjendet një zgjidhje “, tha presidenti shqiptar Meta.

Ai ndërkaq, tha se Kosova  dhe Shqipëria duhet të interesohen më shumë për shqiptarët në Maqedoni dhe kudo që jetojnë ata.

Duke folur rreth prioriteteve të të dyjave vendeve (Kosovës dhe Shqipërisë) i pari i shtetit shqiptar tha se  prioritetet e të dyjave vendeve janë bërja e kufirit sa më të padukshëm dhe sa më i pa- bezdisshëm për qytetarët e dy vendeve. Gjithashtu si prioritet tjetër përmendi edhe çështjen e turizmit dhe shkëmbimet tregtare , duke vënë në theks bashkëpunimin e doganave dhe zhbllokimin i çështjes së energjisë që është bllokuar nga Serbia .”Janë këto disa prioritetet edhe pse ka edhe prioritete të tjera, të cilat do të rrisnin aktivitetin tregtar dhe  çështje tjera.

Sipas tij, Kosova dhe Shqipëria do të rrisin bashkëpunim  edhe më të  madh dhe konkretë pas vizitës së kryeministrit Ramush Haradinaj në Tiranë dhe pas këtyre takimeve që ka zhvilluar në Kosovë .

“Mbledhja e 27 Nëntorit në mes dy qeverive do të japë përgjigje konkrete për shumë çështje konkrete që i shqetësojnë qytetarët e dy vendeve. Jam i bindur se do të kemi produkte të shpejta dhe të prekshme”, tha presidenti i Shqi9përisë Ilir Meta.

Duke folur për rolin e shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni, presidenti Meta tha se roli i shqiptarëve ka qenë faktor stabiliteti dhe përcaktues edhe për Maqedoni në proceset integruese , sikurse edhe për Malin e Zi.

Shqiptarët tha ai, mund ta fuqizojnë  rolin e tyre duke vazhduar në këtë mënyrë me një koncensues të shqiptarëve të Kosovës, Maqedonisë, Mal it të ZI dhe Preshevës, pasi v etëm në këtë mënyrë do të fuqizohet roli  i shqiptarëve për t’i realizuar aspiratat për një jetë më të mirë.

Ai, në RTK, foli edhe për raportet e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke thënë ë se këto marrëdhënie janë të shkëlqyera dhe se Shqipëria  nuk do të ishte anëtare e NATO-s pa mbështetjen e fuqishme të SHBA-ve, sigurisht duke pasur edhe  mbështetje të disa vendeve të BE-së që janë të interesuar për sigurinë e Ballkanit.

Ndërkaq, ai ka përmendur edhe faktin se Kosova e pavarur është vepër dhe kontribut i gjithë shqiptarëve që kanë kontribuar për lirinë e Kosovës, por edhe me mbështetjen  e SHBA dhe disa vendeve të BE-së.  Ndërkaq tha se  Rusia ka ambiciet e saja për luajtur një rol të rëndësishëm global dhe për të pasur ndikim në rajonin tonë.

Sipas tij, është shumë e rëndësishme  që pavarësisht diferencave për çështje të ndryshme në mes SHBA-ve, NATO-s  dhe Rusisë ,që ato të bashkëpunojnë në luftën kundër terrorizimit, sepse terrorizimi është një kërcënim i përbashkët dhe mund të fitohet me një bashkëpunim më të fuqishëm.

(20:28)- Meta: Kosova ka përmbushur më shumë kritere se disa vende që u janë liberalizuar vizat

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, duke folur për vizitën e tij të fundit në Kosovë dhe takimet që ka zhvilluar me krerët institucionalë dhe partiakë, tha se është diskutuar rreth forcimit dhe konkretizimit të partneritetit strategjik midis Shqipërisë dhe Kosovës në të gjitha fushat me interes të përbashkët të qytetarëve të dyja vendeve dhe njëkohësisht forcimit të perspektivës evropiane për të dy vendet tona.

Meta, duke komentuar kërkesën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, që qytetarët e Kosovës të pajisën me nënshtetësi të Shqipërisë, tha se një kërkesë e tillë ka ardhur në radhë të parë si një protestë në emër të të drejtave të qytetarëve të Kosovës, ndaj një kushtëzimi jo shumë të drejtë dhe jo racional të liberalizimit të e vizave me demarkacionin.

“Është një fakt i njohur dhe i pranuar se Kosova ka përmbushur të gjitha detyrimet që dalin nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave”, tha kreu i shtetit shqiptar në një intervistë në RTK.

Ai madje vuri në theks se Kosova ka përmbushur me shumë kritere se sa disa vende që tashmë e gëzojnë liberalizimin e vizave. “Kjo natyrisht se nuk është normale dhe ne e kemi ngritur këtë çështje në takimet që kemi pasur me përfaqësuesit e BE së se nuk është e drejtë që pas kaq vitesh qytetarët e Kosovës të mbesin të vetmit në Ballkan duke iu mohuar lëvizja e lirë”, tha Meta

Megjithatë, kur është fjala të marrja e nënshtetësisë për qytetarët e Kosovës, ai tha se kjo nuk është zgjidhje as afatshkurtre dhe as afatgjate, dhe se kjo nuk do të zgjidhje problemin e zhbllokimit të proceseve integruese evropiane.

Ai tha se marrja e nënshtetësisë për qytetarët e Kosovës mund të qojë deri të pezullimi i lëvizjes së lirë edhe për gjithë qytetarët e Shqipërisë . “Pra mund të mos ishte tepër produktive pavarësisht qëllimit të mirë. Në këtë drejtim ne kemi diskutuar për të zhbllokuar çështjen e liberalizimit të vizave , ashtu sikurse duhet ta marrim në mirëkuptim me Malin e Zi dhe BE-në për çështjen e shënimit të kufirit”, tha Presidenti Ilir Meta.

Fjalët kyçe: Ilir Meta, Kosova, Vizat

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Supercar Showdown
  • Play World Soccer Champion
  • Play Bike Rivals
  • Play Berry Rush