Meta: Arratisja e Gruevskit nga Maqedonia, pranim i fajit

Ilir Meta komentoi lajmin për ikjen e ish-kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski në Hungari, duke kaluar nga Shqipëria.

Lajme

16/11/2018 08:39

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta mori pjesë në emisionin “Open” të televizionit shqiptar Top Channel, ku edhe pse i përmbajtur, megjithatë e komentoi lajmin për ikjen e ish-kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski në Hungari, duke kaluar nga Shqipëria.

Meta u shpreh se kjo është një çështje që i përket autoriteteve përgjegjëse në vendin tonë, ndërsa shtoi se në një mënyrë largimi i Gruevskit nga Maqedonia është pranim i fajit nga ai.

“Janë çështje që autoritetet përgjegjëse duhet të merren. Por unë them se largimi i tij nga vendi është një tregues dobësie, pasi pa ndërhyrë në çështjen në fjalë. Shmangia nga drejtësia është e papranueshme dhe në një mënyrë është një pranim i fajësisë”, tha Meta.