Mesut Ozil i jep fund beqarisë

Mesut Ozil dhe Amine Gulse i kanë dhënë fund beqarisë.

ShowBiz

15/01/2019 10:00

Futbollisti i Arsenalit, Mesut Ozil i ka dhënë fund beqarisë, duke u fejuar me aktoren turke, Amine Gulse, shkruan lajmi.net.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Amine, e cila ka postuar një fotografi nga ceremonia e fejesës së tyre.

“Me lejen e All-llahut, përgjithmonë “, ka shkruar ajo mbi fotografinë, ku shihet Ozil duke i dhuruar asaj një puthje në ballë.

Kujtojmë që Mesut Ozil dhe Amine Gulse ishin në lidhje tash e sa vite. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BsnrznWBW2J/