Mësuesja vrau burrin e djalin dhe ra në shtrat me trupat e tyre (Foto)

Erin Agren ka qëlluar me armë Michael dhe djalin e vogël të tyre, Miles, por ka dështuar në përpjekjen e saj për vetëvrasje, duke ngelur me ta në shtrat për dy ditë, derisa u gjet nga një agjent i patundshmërive.

Bota

21/07/2015 08:46

Një mësuese vrau burrin e saj dhe djalin e saj foshnje të shtrihet bashkë me trupat e tyre për dy ditë pas një përpjekje të dështuar për të vrarë edhe veten, transmeton lajmi.net.

Ajo kishte shtënë në burrin dhe djalin e saj 17 – muajsh në shtëpinë e tyre në Uashington.

aaa

Pasi vrau ata, ajo i ktheu armën vetës por arriti të qëllhet vetëm në shpatull.

43-vjeçarja bashkë me kufomat e dy familjarëve të saj u gjet nga një agjent i shitjes së pronave, i cili kishte shkuar aty për një termin të lënë paraprakisht për shitje të shtëpisë.

Ai i gjeti ata të shtrirë pranë njëri – tjetrit.

Policia tha se nëna, e cila kreu vrasjen vuan nga shëndeti mendor, duke përfshirë edhe paranojat.

Agren, një mësuese me profesion është duke u trajtuar në spital për plagët e shkaktuara vetë në trupin e saj nga arma e zjarrit.

Ajo tani përballet me dy akuza për vrasje të shkallës së parë. /lajmi.net