Mësuesja seksi në telashe pasi prindërit e nxënësve i zbulojnë fotot provokuese në rrjete sociale (Foto)

Një mësuese seksi gjendet në telashe me zyrtarët e shkollës dhe prindërit e nxënësve pasi që ajo kishte postuar foto të ndryshme provokuese në Snapchat dhe Instagram.

Fun

23/10/2015 10:28

Mindi Jensen është në ‘ujë të nxehtë’ pasi që prindër të tërbuar kishin hasur në fotot e saj provokuese, ku shihet ajo në bikine.

Edhe në disa foto të tjera të publikuara, shihet ajo në veshje sportive dhe shumë provokuese, transmeton lajmi.net.

Zyrtarët e shkollës menjëherë kishin raportuar se do ta pushonin atë nga puna nëse ajo nuk do i bënte fotot private apo ti fshinte ato. /lajmi.net

https://instagram.com/p/40ETROsjnb/

https://instagram.com/p/89cgZPsjmV/

https://instagram.com/p/s8_bMGMjp3/

Jensen, e cila jep mësim në shkollën e mesme North Sanpete, ka thënë: “Disa fëmijë nga shkolla i kishin zbuluar fotot dhe ua kishin treguar prindërve e të cilët ishin tmerruar. Ata i quajnë këto foto jo modeste. Disa nga ta i kanë quajtur edhe foto pornografike dhe jo me vend”.

“Por, këto janë fotot e mia private dhe janë foto të fitnesit, unë aty jam në uniformë sportive dhe gjithçka është në rregull”, ka shtuar ajo.

https://instagram.com/p/6_CQlSMjlJ/

https://instagram.com/p/6gPHDlMjrl/

Mësuesja, e cila jeton me 4 fëmijët e saj në Moroni, Utah, kishte filluar të bëjë fitnes për ta mposhtur depresionin e saj.

Ajo ju ka thënë zyrtarëve të shkollës se nuk dëshiron ti bëjë fotot private, pasi që kjo do ti zhgënjente 3,000 ndjekësit e saj në Instagram.

Ajo thotë: “Unë marrë komente dhe mesazhe të cilat tregojnë se unë i motivoj ata, dhe se atyre femrave ju pëlqen historia ime dhe përpiqen ta ndjekin rrugën time”.

“Dhe nëse i bëjë këto foto private, ato nuk do të mund të kenë efektin pozitiv të cilin ato kanë nevojë. Pse po hiqen të drejtat e mia e jo të fëmijëve? Kjo duhet të jetë mes prindërve dhe fëmijëve, unë nuk kam faj. Prandaj, vini rregull fëmijëve tuaj”. /Lajmi.net