Mësuesja i rrah mbesën, super-gjyshja hakmerret (Video)

Një mësuese e dhunshme në Kinë, është filmuar nga disa kamera të cilat nuk shihen në klasë, duke i rrahur fëmijët e vegjël.

Bota

15/04/2016 11:57

Megjithatë njëra prej tyre ishte mbesa e një gjyshe, e cila nuk e lë me kaq, por vjen në klasë dhe e rrah mësuesen, transmeton lajmi.net.

Në video shihet mësuesja duke i goditur të vegjlit, duke i shkulur flokët, dhe duke i përplasur për tavoline.

Fëmijët në atë kohë janë të ulur dhe të tmerruar, teksa mësuesja ushtron dhunë ndaj tyre.

Një ditë, krejt papritur gjyshja e njërit fëmijë, hyn në klasë dhe në të njëjtën mënyrë i shkul flokët mësueses dhe e godet.

Mësuesja e cila besohet se është 20 vjeçare, u shkarkua menjëherë nga detyra dhe u dënua për sjelljet e saj të tmerrshme në një çerdhe të fëmijëve./lajmi.net