Mësuesja rrah brutalisht një fëmijë i cili po kopjonte (Video)

Një mësuese është zënë me presh në dorë, pasi një video e postuar në internet tregon se si pa pikë mëshire godet një fëmijë në fytyrë, për shkak se nuk mund të përshtatej me pjesën tjetër të nxënësve të klasës, shkruan Mirror.

Fun

27/10/2015 15:34

Sipas raportit të policisë djaloshi i rrahur ishte zënë duke kopjuar detyrat nga dërrasa e zezë në fletore, transmeton lajmi.net.

Në videon e regjistruar nga nxënësit e tjerë, shihet se si mësuesja e godet djaloshin në fytyrë të paktën gjashtë herë në prezencë të nxënësve tjerë.

Gruaja e cila ushtron dhunë emri i të cilës nuk është bërë publik, besohet se kohë më parë është pensionuar, por vazhdon të japë mësim në një shkollë në pjesën lindore të Rumanisë për shkak të mungesës së stafit. (lajmi.net)

Mesuesja 2Mesuesja 3

 

YouTube player