Mësuesja mbet shtatzënë nga nxënësi 13 vjeçar (Foto)

Alexandria Vera 24 vjeçare nga Texas, mësuese e gjuhës angleze në shkollën e mesme “Stovall”, dyshohet se ka pranuar se ka pasur marrëdhënie seksuale me një nga nxënësit e saj pothuajse çdo ditë, madje edhe ka mbetur shtatzënë.

Fun

01/06/2016 16:16

Policia bëri të ditur se lidhja e tyre ishte e fshehtë, ndërkaq mësuesja i kishte shkuar edhe në shtëpi 13 vjeçarit kur ai e lajmëronte se ishte i vetëm, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, kjo u bë e ditur kur u zbulua tinëz një ditë në një depo të shkollës.

Një nxënës tjetër ka thënë se pa dashje e kishin parë një akt të tyre kur ata ishin në pushim të gjatë: “Të gjithë e pamë atë, pastaj e gjithë shkolla filloi të flasë në lidhje me të”.

Një zëdhënës i shkollës ka thënë se mësuesja është larguar menjëherë nga shkolla dhe ka filluar të krijoj më shumë kujdes prej këtyre rasteve.

Mësuesja tani po përballet me akuza dhe abuzim seksual ndaj fëmijëve, por ende nuk ka ndonjë urdhër arrest. /lajmi.net

Stovall Middle School in Houston