Mësuesit e shkollave në Uzbekistan, paguhen me pula

Sipas raportimeve të mediave të huaja, në një qytet të Uzbekistanit, mësuesit e shkollave paguhen me pula dhe jo me të holla.

Fun

15/05/2016 23:10

Autoritetet në Nukus, në Republikën autonome të Karakalpakstan, kanë shpërndarë pula dhe disa zogj të sapo çelur, për shkak të mungesës së parave në bankat e vendit, njofton Klan Kosova.

Ndërkaq një nga mësuesit i cili ka përjetuar dicka të tillë ka treguar për këtë rast duke përshkruar këtë gjë si një vendim të turpshëm:

‘’Vitin e kaluar ne u paguam me patate, karrota dhe kunguj. Këtë vit ne na detyruan të marrim zogj të sapo çelur, në vend të pagave tona e kjo nuk është e gjitha. Nëse ne kemi nevojë për pula, atëherë në mund t’i blejmë ato në një treg me një normë më të lirë’’.

Uzbekistani tash e një kohë të gjatë, ka qenë duke luftuar me krizën financiare për shkak të mungesës së parave për vite me radhë. Si pasojë e kësaj gjendjeje janë shkaktuar mungesa në rroga si dhe pagesa të pensioneve.

Ndërkohë sipas raportimeve është bërë e ditur që qeveria e Uzbekistanit kontrollon mediat e vendit, banorët të cilët janë intervistuar për të treguar këto probleme, kanë mbetur anonim.