Mësuesi tërheq zvarrë vajzën 14 vjeçare, refuzonte pishinën (Video)

Në orën e edukatës fizike, vajza refuzonte të hynte në pishinë sepse kishte rregulluar flokët. 

Bota

22/11/2014 17:11

Sipas saj, kur të mbaronte mësimi ajo kishte për të shkuar diku. Por, refuzimi i kushtoi me tërheqje zvarrë nëpër dysheme dhe detyrimin me forcë që të hynte në ujë. 

Për këtë veprim, Denny Peterson është suspenduar nga shkolla e mesme në Stockton të Kalifornisë, transmeton Telegrafi. 

“Ajo bërtiste dhe kërkonte që ai ta linte të lirë, por dhuna vazhdoi për afro dy minuta”, ka thënë për 6ABS, përfaqësuesja e vajzës, të cilës nuk i është publikuar emri shkaku i moshës së re. 

Adoleshentja që ishte vetëm në rroba për larje, është lënduar në shpinë dhe këmbë, derisa përpiqej të shpëtonte nga Peterson.