Mësuesi shqiptar i vë flakën vetes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së premtes në Gjirokastër, ku në kushte dëshpërimi një mësues i ka vënë flakën vetes.

Lajme

04/04/2014 09:32

Sipas informacioneve të fundit, mësuesi Laze Harshova fillimisht ka spërkatur trupin me benzinë në ambientet e shkollës dhe më pas i ka vënë zjarrin me anë të një çakmaku.

Stafi pedagogjik i shkollës ka ndërhyrë menjëherë duke i ardhur në ndihmë 60-vjeçarit dhe pas disa përpjekjeve ka arritur të shuajë zjarrin që e kishte përfshirë, raporton Top Cahnnel.

Menjëherë më pas është lajmëruar ambulanca, e cila nuk ka vonuar të mbërrijë tek shkolla industriale e qytetit, ku e ka marrë mësuesin dhe e ka shoqëruar në spital.

Burime nga spitali bëjnë me dije se 60-vjeçari, përveç se në trup ka marrë plagë edhe në fytyrë.

Ende nuk dihen motivet e sakta të veprimit të tij.