Mësuesi kinez puthi derrkucin për ta mbajtur premtimin e dhënë

Hong Yaoming, mësues shkollës fillore Xianning në krahinën Hubei të Kinës, puthi një derrkuc 20 kilogramësh para gjithë shkollës.

Fun

02/05/2014 18:09

Z.Hong e kishte bërë këtë premtin në muajin mars në mënyrë që t\’i bindë nxënësit që ta harrojnë zakonin e tyre për të hedhur mbeturina kudo.

Nxënësit e kishin hequr këtë shprehi të keqe pas një muaji, kështu që atij iu deshë që ta mbante premtimin e tij.

Ai tha se kishte dëgjuar për një rast të tillë të ngjashëm në Shtetet e Bashkuara, ku një mësues i shkollës fillore kishte premtuar se do të puthte një derrkuc në qoftë se nxënësit e tij do arrinin rezultate të mira në provimet e matematikës.