Messit i pëlqen ideja e transferimit të yllit të Premierligës te Barcelona

Lionel Messi ka shpalosur dëshirën e tij për tregun e transferimeve këtë verë.

Sport

05/07/2018 20:10

‘Calciomercato’ raporton se Lionel Messit do t’i pëlqente transferimi i Paul Pogbas te Barcelona.

Pasi dështuan në transferimin e Antoine Griezmann, Barcelona mund të rikthej vëmendjen te mesfushori francez.

Transferimi i mundshëm i Pogbas te Barcelona, do të zhvendoste Philippe Coutinho në krah, për t’i ofruar më shumë mbështetje Messit në fazën e sulmit.

Pogba është pjesë e Manchester Unitedit që nga viti 2016, ku ishte transferuar nga Juventus për 105 milionë euro./Lajmi.net/