Messin e presin tifozët edhe kur të kthehet nga pushimet (VIDEO)

Leo Messi është kthyer në Barcelonë për t'i dhënë fund pushimit dy-javor për fundvit.

Sport

02/01/2017 15:58

Ai ka mbërritur në aeroportin El Prat në ora 14:00, pas një fluturimi privat.

Të pranishëm ishin disa tifozë, që mezi prisnin ta shohin idhullin e tyre, përcjellë “lajmi.net”.

Pos Messit, në Barcelonë kanë mbërritur edhe Javier Mascherano, Luis Suarez dhe Neymar.

Katalunasit do t’i kenë në dispozicion 72 orë për t’u bërë gati për ndeshjen e 5 janarit, ku do të udhëtojnë drejt Bilbaos për të luajtur me Athletic Bilbaon në kuadër të Kupës së Spanjës. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.