Messi zgjedh përforcimin e ri te Barcelona

Leo Messi ka kërkuar nga klubi katalan, transferimin e mbrojtësit të Chelseat, Marcos Alonso.

Sport

20/03/2018 10:15

Leo Messi ka këshilluar një përforcim të ri te skuadra e Barcelonës.

“Daily Express” shkruan se sulmuesi argjentinas ka kërkuar nga klubi katalan, transferimin e mbrojtësit të Chelseat, Marcos Alonso.

Messi beson se Alonso do të ishte përforcim më i mirë për dallim nga objektivi tjetër, David Alaba nga Bayern Munich. /Lajmi.net/