Messi zbulon emrin e klubit ku dëshiron të luajë pas Barcelonës

Lionel Messi ka thënë se gjithçka do të varet nga siguria në shtetin e Argjentinës dhe gjendja e familjes së tij.

Sport

07/12/2017 10:36

Lionel Messi ka pranuar se dëshiron ta përfundojë karrierën e tij te skuadra e fëmijërisë, Newell’s Old Boys.

Por, Messi ka thënë se gjithçka do të varet nga siguria në shtetin e Argjentinës dhe gjendja e familjes së tij.

“Ëndrra ime është të luaj në Newell, por nuk e di nëse do të ndodhë. Varet si do të jetë shteti në atë kohë”, deklaroi Messi. /Lajmi.net/