Messi vjell para ndeshjes me Bilbaon

Lionel Messi duket se nuk është mirë me shëndet. Ylli argjentinas shihet në video duke vjellë, para ndeshjes me Athletic Bilbaon, të cilën e fitoi Barcelona 2:1 në fundjavë.

Sport

22/04/2014 17:11

Lionel Messi po kalon nëpër një formë mjaft të zbehtë në fushën e blertë. Ylli argjentinas nuk është më ai që jemi mësuar ta shihnim dhe këtij fakti ia ka pa sherrin edhe Barcelona, e cila duket se do të mbetet duarthatë këtë sezon.

Se ‘Pleshti’ nuk është mirë as jashtë terrenit e vërteton më së miri kjo video, ku shihet 26 vjeçari duke vjellë, para ndeshjes kampionale ndaj Athletic Bilbaos, të cilën e fitoi gjiganti katalunas 2:1 në fundjavë.

Kjo nuk është hera e parë që i ndodh kjo katër herë fituesit të Topit të Artë, pasi ai kishte vjellë edhe në të kaluarën, madje në fushë gjatë lojës.