Messi, vazhdojnë lajmet e këqija për Barcelonën

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, janë ringjallur spekulimet rreth largimit të Lionel Messit nga Barcelona.

Sport

14/04/2016 10:43

Lionel Messi është në krizë.

Sulmuesi i Barcelonës nuk ka shënuar gol në ndeshjen e pestë të njëpasnjëshmë.

Dhe, paraqitja e tij e zbehtë i kushtoi gjigantit katalan me humbje 2:0 nga Atletico Madrid dhe eliminim në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Por, edhe më keq, disfata ka ringjallur spekulimet rreth largimit të Messit nga Barcelona, shkruan e përditshmja britanike “Independent”, përcjell “Lajmi.net”.

Andaj, mbetet të shihet nëse Messi do të mbetet në Camp Nou, edhe pas përfundimit të këtij sezoni.