Messi u bë hero por vjen lajmi i keq për ekipin e Argjentinës

"Marca" shkruan se Argjentina do të hyjë në Botërorin 2018 me ekipin më të dobët në vitet e fundit.

Sport

12/10/2017 09:37

Lionel Messi u bë hero duke realizuar het-trik në fitoren 3:1 ndaj Ekuadorit që e kualifikoi Argjentinën për në “Kampionatin botëror 2018”.

Por, as paraqitja fantastike nga Messi mund të mos i mjaftoi skuadrës së madhe që të arrijë sukses në garën e vitit të ardhshëm në Rusi.

E përditshmja sportive madrilene “Marca” shkruan se Argjentina do të hyjë në Botëror me ekipin më të dobët në vitet e fundit, përcjell “lajmi.net”.

Në fotografitë e bashkangjitura mund ta shihni dallimin mes ekipit të tanishëm dhe atij që arriti në finalen e Kampionatit botëror 2014. /Lajmi.net/