Messi tregon ëndrrën që akoma nuk e ka plotësuar, nuk është titulli i botës

Lionel Messi ka deklaruar se ëndrra e tij e madhe është ta vesh fanellën e Newell’s Old Boys.

Sport

10/11/2017 10:19

Pesë herë fituesi i ‘Topit të Artë’, Lionel Messi duket se nuk do të qëndrojë përgjithmonë te Barcelona.

Ai ka deklaruar se ëndrra e tij e madhe është ta vesh fanellën e Newell’s Old Boys.

“Nuk e di se ku do të jem në të ardhmen time pasi është herët për ta ditur atë”, ka deklaruar Messi.

“Dëshira ime e madhe është që një dit ta vesh fanellën e Newell’s Old Boys pasi këtë e kam ëndërruar si fëmijë”, ka thënë Messi për televizionin argjentinas TyC Sports, përcjell “Albeu.com”.

Kujtojmë që Messi iu bashkua Barcelonës në vitin 2000 nga të rinjtë e Newell’s Old Boys për të shkruar historinë me klubin katalunas.