Messi ‘transferon’ yllin e madh te Barcelona

Lionel Messi ka një kërkesë për drejtuesit e Barcelonës.

Sport

22/11/2017 07:28

Philippe Coutinho? Jo.

Lionel Messi dëshiron që Barcelona ta transferojë një yll tjetër të futbollit evropian.

“Le10Sport” raporton se ylli argjentinas ka kërkuar nga drejtuesit e klubit ta blejnë Angel Di Marian nga Paris Saint-Germain, përcjell “lajmi.net”.

Messi dëshiron që bashkëkombësi i tij të nënshkruajë me klubin katalan. Di Maria ishte objektiv i Barcelonës gjatë afatit kalimtar të verës por në fund qëndroi te klubi i pasur francez. /Lajmi.net/