Messi thyen heshtjen, ja çfarë thotë për fitoren ndaj Realit (FOTO)

Lionel Messi ka shprehur lumturinë e tij për fitoren e Barcelonës në ‘Santiago Bernabeu’ ndaj Real Madridit.

Sport

24/04/2017 16:35

Barcelona shënoi ndoshta fitoren më të rëndësishme të sezonit në La Liga, duke e mposhtur 3:2 në udhëtim Realin e Madridit, konkurrentin kryesor për titull.

Një fitore në Bernabeu, e ka gëzuar shumë protagonistin kryesor të kësaj ndeshje, Lionel Messi.

“Shkuam në Bernabeu në kërkim të fitores në mënyrë që të mbesim në garë për titullin e La Ligas. Rruga është ende e gjatë, por jemi të lumtur sepse kemi bërë një hap të rëndësishëm”, ka shkruar Messi në Facebook./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy