Messi, test për doping

Superylli i Barcelonës, Lionel Messi në orët e mëngjesit të ditës së sotme, iu është nënshtruar një testi anti-doping, pasi ishte në dyshim në takimin kundër Espanyolit.

Sport

08/12/2014 15:16

Mediat raportoi se Messi u shfaq si një ‘bishë’ në takimin ndaj Espanyolit, duke vrapuar hiç më pak se 12 kilometra në fushë, duke bërë 82 pasime, 8 goditje në portë dhe tre gola.

Të gjitha këto, i janë dukur si të dyshimta federatës spanjolle, e cila ka vendosur që ‘jashtëtokësorit’ të bëj një test për anti-doping.

“Dita e doping. Nga pesë futbollistët që ishin të ftuar, vetëm unë e kam bërë këtë test, duke kontrolluar gjakun dhe urinën. A pazakontë, apo jo?” ishte postimi i Messit në rrjetin social Instagram.

Disa orë më vonë, dolën dhe rezutaltet, të cilët e shfaqen Messin 100% të pastër. Ai nuk ka përdorur ndonjë substancë apo diçka të tillë.