Messi, terrori i Levantes

Lionel Messi duket të jetë terrori i skuadrës së Levantes, pasi asaj i'a ka shënuar më shumë gola se çdo lojtar tjetër.

Sport

21/09/2014 12:54

Barcelona sot zhvillon ndeshjen ndaj Levantes me fillim nga ora 21:00, në kuadër të javës së katërt në La Liga.

Lionel Messi ka arritur të shënojë ploët nëntë gola në ndeshjet e zhvilluara kundër Levantes, më shumë se çdo lojtar tjetër.

Diego Forlan është lojtari i dytë me më shumë gola të shënuara kundër Levantes, me gjithësej tetë.

Cristiano Ronaldo dhe Van Nistelrooy janë lojtarët që kanë shënuar nga shtatë gola, kundër kësaj skuadre.

Këto statistika të Messit, na paralajmëron se Barcelona pritet të shënojë fitore në takimin e sotëm.