Messi te City? Guardiola befason të gjithë me këtë përgjigje

Pep Guardiola është pyetur sërish për një transferim të mundshëm të Lionel Messi te Manchester City.

Sport

13/01/2017 16:42

Ditëve të fundit kanë vazhduar spekulimet për të ardhmen e Messit, i cili ende nuk ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me Barcelonën.

Por, për dallim nga herët tjera, trajneri spanjoll sot ka refuzuar të përgjigjet rreth kësaj pyetje.

“I jam përgjigjur kësaj pyetje rreth tre herë. Nuk do të përgjigjem më”, ka deklaruar Guardiola, përcjell lajmi.net.

Kujtojmë se në të kaluarën, Guardiola kishte deklaruar se Lionel Messi do të përfundojë karrierën te Barcelona.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6