Messi: Suarez do na dhurojë Ligën e Kampionëve

Lionel Messi është i bindur se bashkëlojtari i tij, Luis Suarez mund ta ndihmojë Barcelonën drejtë triumfit në garën më të madhe europiane, Ligën e Kampionëve.

Sport

30/09/2014 17:14

Lionel Messi është i bindur se transferi i ri i skuadrës së tij, Suarez mund ta ndihmojë Barcelonën ta fitojë trofeun e Ligës së Kampionëve.

“Ne jemi në formë të mirë dhe jemi shumë të urritur. Kemi skuadër me lojtarë shumë të mirë, ndërsa arritja e Luis Suarezit mund të na ndihmojë ta fitojmë trofeun e Ligës së Kampionëve”.

“E dimë që është e komplikuar shumë – Do të ketë momente të vështira, sidoqoftë, mendoj se mund të shkojmë shumë largë”.

“Në këtë garë luajnë skuadrat më të mëdha të botës, për këtë arsye triumfi do të jetë shumë i rëndësishëm për ne”, tha Messi.

Argjentinasi e fitoi trofeun e Ligës së Kampionëve tre herë me skuadrën e Barcelonës: Në vitin 2006, 2009 dhe 2011.