Messi shumë afër të futet në historinë e La Ligas

Katër herë fituesi i topit të artë, Lionel Messi është shumë afër të futet në historinë e La Ligas, sa i përket numrit të golave të shënuar në këtë garë.

Sport

05/10/2014 00:48

Lionel Messi pritet që në ndeshjet e ardhshme të shkruajë dhe zyrtarisht emrin e tij në ligën spanjolle, pasi besohet se do arrijë të bëhet golashënuesi më i mirë në historinë e La Ligas.

Argjentinasi deri tani me fanellën e Barcelonës në La Liga ka arritur të shënojë plotë 249 gola, që do të thotë se ai është vetëm dy gola largë golashënuesit më të mirë në historinë e La Ligas, Telmo Zarras.

Ndeshjet e ardhshme të Barcelonës janë ato kundër Eibarit dhe Real Madridit, ndërsa, nëse Messi vazhdon me formën momentalë, atëherë ai pritet që shumë shpejtë të bëhet golashënuesi më i mirë në ligën spanjolle.

Rivali i tij momental, Cristiano Ronaldo ka arritur të shënojë 187 gola në La Liga me fanellën e Real Madridi nga 170 ndeshje të zhvilluara, ndërsa Messi 249 golat e tij i ka shënuar falë 284 paraqitjeve të bëra në La Liga me fanellën e Blaugranëve.