Messi shkruan historinë në fitoren e Barcelonës (Video)

Me dy golat e shënuar në ndeshjen ndaj Ajaxit, Lionel Messi është futur në historinë e Ligës së Kampionëve, pasi barazoi rekordin e Raulit. Barcelona shënoi fitore në këtë takim me rezultat 2-0.

Sport

05/11/2014 22:34

Në minutën e 36’ Lionel Messi kalon Barcelonën në epërsi, duke shënuar me kokë në portën e zbrazët të Ajaxit.

Në minutën e 76’ pas një aksioni të mirë, Pedro asiston te Lionel Messi, i cili shënon për të dyfishuar epërsinë e Barcelonës dhe për të barazuar rekordin e Raulit.

Me këtë fitore, Barcelona është në kuotën e nëntë pikëve, teksa gjindet në vendin e dytë të Grupit F, pasi PSG është në vendin e parë me 10 pikë.

Video