Messi shënon çdo 32 minuta

Lionel Messi ka mesataren më të mirë të golave në kampionat në fillimin e këtij sezoni në La Liga. Ylli argjentinas pas ardhjes së trajnerit Gerardo Martino është aktivizuar më pak – për shkak të një lëndimi –  por ka shënuar më shumë. Sipas statistikave, në më pak se dy ndeshje, katër herë topi i…

Sport

10/09/2013 14:08

Lionel Messi ka mesataren më të mirë të golave në kampionat në fillimin e këtij sezoni në La Liga.

Ylli argjentinas pas ardhjes së trajnerit Gerardo Martino është aktivizuar më pak – për shkak të një lëndimi –  por ka shënuar më shumë.

Sipas statistikave, në më pak se dy ndeshje, katër herë topi i artë ka realizuar 5 gola, duke qenë golashënuesi më i mirë i kampionatit pas tre javëve të para.

Këto pesë realizime kanë ardhur në 161 minuta lojë, çka do të thotë një gol në rreth 32 minuta, duke zbuluar se argjentinasi është sërish vrasës, por kësaj radhe më i shpejtë se kurrë.

Këtë sezon 26 vjeçarit iu deshën vetëm 12 minuta për të shënuar, në sfidën e parë ndaj Levantes ku realizoi dhe një tjetër gol brenda pjesës së parë të lojës.