Messi s’do ta kalojë kurrë Maradonën

Ish përfaqësuesi argjentinas, Hector Enrique beson se sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi nuk do ta arrijë kurrë nivelin e Diego Armando Maradonës. 26 vjeçari konsiderohet si njëri prej futbollistëve më të mirë në histori të futbollit, duke e fituar katër herë ‘Topin e Artë’, por Enrique mendon se ‘pleshti’ nuk do të jetë kurrë i…

Sport

03/03/2014 17:50

Ish përfaqësuesi argjentinas, Hector Enrique beson se sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi nuk do ta arrijë kurrë nivelin e Diego Armando Maradonës.

26 vjeçari konsiderohet si njëri prej futbollistëve më të mirë në histori të futbollit, duke e fituar katër herë ‘Topin e Artë’, por Enrique mendon se ‘pleshti’ nuk do të jetë kurrë i mirë si bashkëkombësi i tij.

“Messi nuk ka asgjë të Maradonës. E dua Messin dhe do të isha i lumtur nëse djali im do të luante një për qind të aftësive të tij, por Maradona ishte unik”, deklaroi Enrique për Continental.

“Nuk do të jetë askush si Maradona, edhe nëse Messi i fiton tre Botërorë rresht apo nëse shënon gol në stilin ‘gërshërë’ nga mesfusha”.

“Maradona dhe Messi kanë një karakter të ndryshëm në fushë. Diego e kishte besimin dhe na bënte të gjithë të tjerëve të luanim më mirë. Messi e ka personalitetin e tij, por jo si Maradona”, përfundoi ai.

Enrique ishte pjesë e Përfaqësueses së Argjentinës në triumfin e Botërorit 1986, ku natyrisht ishte edhe Maradona.