Messi – Ronaldo, kjo është sfida e fundit për 2018

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, edhe pse në kampionate të ndryshme po vazhdojnë garën me njëri tjetrin.

Sport

16/12/2018 11:44

Tani, ata janë në garë se cili do ta mbyllë vitin kalendarik si golashënuesi më i mirë.

Deri më tani, Lionel Messi ka shënuar 44 gola në 2018, dhe po lufton me Cristianon për top shënuesin.

Ai është i hendikepuar sepse ka vetëm edhe dy ndeshje të mbetura, që i bie dy më pak se konkurrentët e tjerë, shkruan “Mundo Deportivo”, transmeton lajmi.net.

Ronaldo gjithashtu ka shënuar 44 gola, prej të cilave 40 me Juven dhe Realin si dhe katër të tjera në Kupën e Botës.

Ai do të ketë përpara edhe disa ndeshje pasi Serie A ka zgjatur kalendarin për festën e Krishtlindjes, ashtu sikurse në Premierligë.

Në garë me dyshen e jashtëzakonshme është edhe sulmuesi i Bayern, Robert Lewandowski . /Lajmi.net/