Messi – Ronaldo, kë e ka votuar për ‘Topin e Artë’ De Biasi?

Gianni de Biasi, ka folur për Portugalinë dhe Ronaldon në konferencën për medie para përballjes me luzitanët. De Biassi treguar se kishte votuar portugezin në garën për ‘Topin e Artë’, mirëpo në sfidën ndaj Shqipërisë atë e konsideron si të gjithë lojtarët e tjerë

Sport

07/09/2015 13:26

Italiani ka treguar se vota e tij kishte shkuar për Ronaldon, mirëpo ka bërë shaka duke thënë se nëse portugezi shënon ndaj Shqipërisë herën tjetër do ta votojë Messin, transmeton Panorama Sport.

“E kam votuar për ‘Topin e Artë’, por nëse shënon, do votoj Mesin herën tjetër”, ka thënë italiani.