Messi – Ronaldo 9:0

Lionel Messi ka arritur në kuotën e 9 golave në La Ligë.

Sport

20/09/2017 10:05

Lionel Messi e ka filluar në mënyrë fantastike sezonin e ri.

Sulmuesi i Barcelonës realizoi katër gola në fitoren ndaj Eibarit me rezultat 6:1 duke arritur në shifrën prej 9 golave në pesë xhirot e para në La Ligë.

Kurse, për dallim nga forma e mirë e Messit, rivali i tij nga Real Madrid, Cristiano Ronaldo nuk ka realizuar ende gjatë këtij sezoni në La Ligë, raporton “Marca”, përcjell “lajmi.net”.

Ronaldo ende nuk ka luajtur në sezonin e ri në La Ligë pas përjashtimit me karton të kuq, përcjell me dënimin prej pesë ndeshjeve moslojë në ndeshjen e parë të Superkupës së Spanjës ndaj Barcelonës. /Lajmi.net/