Messi rikthehet me het-trik

Lionel Messi ka sjell lajmin më të mirë të mundshëm për Barcelonën dhe trajnerin Gerardo Martino për fillimin e vitit të ri 2014. Ylli argjentinas është rikuperuar nga lëndimi që e pamundësoi të paraqitej në gati dy muajt e fundit. Dhe, pas një periudhe të rehabilitimit që kaloi në vendlindje ai është rikthyer në qytetin…

Sport

03/01/2014 11:51

Lionel Messi ka sjell lajmin më të mirë të mundshëm për Barcelonën dhe trajnerin Gerardo Martino për fillimin e vitit të ri 2014.

Ylli argjentinas është rikuperuar nga lëndimi që e pamundësoi të paraqitej në gati dy muajt e fundit.

Dhe, pas një periudhe të rehabilitimit që kaloi në vendlindje ai është rikthyer në qytetin katalan dhe ka marrë pjesë në stërvitje së bashku me futbollistët e tjerë.

Menjëherë në paraqitjen e parë, Messi ka treguar se është shëndosh e mirë, dhe në formë, duke realizuar het-trik gjatë një ndeshje stërvitore.