Messi rikthehet me gola

Barcelona mposhti Getafen 4:0 në ndeshjen e parë në kuadër të Copa del Rey në Nou Camp. Përveç fitores së rëndësishme që do t’i bëjë të jenë rehat para duelit të kthimit, ballafaqimi solli një tjetër lajm të mirë, rikthimin e Lionel Messit nga lëndimi. Ylli argjentinas luajti për herë të parë pas gati dy…

Sport

08/01/2014 22:56

Barcelona mposhti Getafen 4:0 në ndeshjen e parë në kuadër të Copa del Rey në Nou Camp.

Përveç fitores së rëndësishme që do t’i bëjë të jenë rehat para duelit të kthimit, ballafaqimi solli një tjetër lajm të mirë, rikthimin e Lionel Messit nga lëndimi.

Ylli argjentinas luajti për herë të parë pas gati dy muajsh kur u inkuadrua në lojë në minutën e 64’të në vend të Andres Iniestas dhe rreth gjysmë ore lojë i mjaftoi që të realizonte dy herë.

Fillimisht, Cesc Fabregas realizoi dy herë përfshirë një penallti, para inkuadrimit të Messit në lojë i cili shënoi dy gola të shpejtë në minutat e fundit të takimit duke paralajmëruar të gjithë se është në formë, menjëherë pas rikuperimit nga lëndimi.