Messi: Rekordi prestigjioz, dua pozitën e parë

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi i gëzohet rekordit të golashënuesit më të mirë në Ligën e Kampionëve, por dëshiron të përfundojë në pozitën e parë në grup.

Sport

26/11/2014 08:24

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi është i lumtur me het-trikun që realizoi në fitoren 4:0 ndaj APOEL-it në kuadër të xhiros së pestë të ndeshjeve në Grupin F në Ligën e Kampionëve.

Ylli argjentinas u bë realizatori më i mirë në histori të garës duke thyer rekordin e Raul Gonzalezit.

“Jam shumë i lumtur, kam arritur një objektiv personal kaq prestigjioz në një garë të rëndësishme si Liga e Kampionëve”, deklaroi Messi për “Mundo Deportivo”.

“PSG? Do të jetë një ndeshje e vështirë, në duelin e parë në udhëtim na kanë mposhtur. Por, do të japim maksimumin para publikut tonë, duam të përfundojmë fazën e grupeve në pozitën e parë”, u shpreh ai.