Messi reagon kundër trajnerit të Barcës që e la në stol kundër Juventusit

Lionel Messi ka fituar sot për herë të katër trofeun e “Këpucës së Artë”, si golashënuesi më i mirë i futbollit evropian.

Sport

24/11/2017 21:20

Pavarësisht këtyre sukseseve, trajneri Ernesto Valverde kishte vendosur që mos ta inkuadroj që nga minuta e parë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Juventusit.

Kjo ka bërë që lojtari ta kundërshtojë strategun spanjoll duke pohuar se nuk i pëlqen të mbetet jashtë skuadrës së parë.

“Nuk e pëlqej qëndrimin në stol, sidomos në ndeshjet e mëdha. Unë preferoj gjithnjë të luaj titullar. Nuk më pëlqeu që trajneri më la në stol ndaj Juventusit”, tha sulmuesi i Barcelonës.