Messi pritet të rikthehet në Barcelonë

Pasi ka pësuar një lëndim në stërvitjet e sotme me Argjentinën, Lionel Messi mund të rikthehet menjëherë në Barceonë për të marrë trajtimet e duhura.

Sport

24/03/2015 17:54

Lionel Messi ka shokuar të gjithë tifozët e tij, pasi ka pësuar një lëndim në stërvitjet me Argjentinën, edhe pse ende asgjë zyrtare nuk është raportuar në këtë rast.

Dhe, sipas lajmeve më të fundit spanjolle, mësojmë se Messi pritet të rikthehet menjëherë në Barcelonë.

Ai do të marrë rikuperimin e duhur në këtë vend. Të ju rikujtojmë edhe një herë se Messi mund të mungojë plotë katër javë, gjithnjë sipas raportit të bërë nga Ole.