Messi ofron 400 mijë euro për fëmijët në nevojë

Lionel Messi ka dëshmuar edhe një herë se është njeri i madh edhe jashtë fushave të futbollit.

Sport

10/08/2015 20:09

Lojtari argjentinas ka marë pjesë në ngjarjen e së shtunës e organizuar nga UNICEF për të ndihmuar
fëmijët në nevojë.

Messi ka ofruar plotë 4.5 milionë pesos, që në euro i bie diku rreth 400 mijë euro, duke u shprehur se është kënaqësi e madhe të punosh me njerëz si ata të UNICEF.

Kjo nuk është hera e parë që njeriu i katër Topave të Artë dhuron donacione për personat në nevojë.

YouTube player